Francë-Danimarkë, sfida e zjarrtë për kreun e grupit. Ka vend edhe për “hakmarrje”

26 Nëntor 2022
9:29
Alfred Lleshi
back button

Francë-Danimarkë është një nga ndeshjet më të pritura të ditës së sotme. E vlefshme për fazën e grupeve të Botërorit të Katarit, ajo do të fillojë në orën 17:00. Ajo mes skuadrave të Deschamps dhe Hjumland është një ndeshje thelbësore për fatin e grupit D.

Franca, e cila gjithmonë i ka kryqëzuar rrugët me danezët, kur ka fituar Kupën e Botës, ka humbur dy ndeshje në Ligën e Kombeve midis qershorit dhe shtatorit të kaluar kundër Eriksen me shokë. Në rrezik është kryesimi i grupit.

Formacionet? Nuk është ende koha për të bërë ndryshime, asnjë rotacion, sidomos për Francën, e cila pasi fitoi ndeshjen e parë, do të siguronte kualifikimin në 16-she nëse fiton sonte ndaj Danimarkës.

Krahasuar me 11-shen startuese dhe triumfuese ndaj Australisë, vetëm Theo Hernandez do të luajë në vend të vëllait të tij Lucas, i cili pësoi dëmtim të rëndë dhe e mbylli Kupën e Botës këtu. Diçka do të ndryshojë në planet e Hjulmand, i cili do të luajë me një formacion më sulmues dhe nuk e shpërfill Eriksen.

Për herë të katërt në një Botëror, Franca dhe Danimarka do të përballen me njëra-tjetrën. Bilanci është në barazi të përsosur. Ndeshja e sotme mes ekipeve të drejtuara nga Deschamps dhe Hjumland pritet të jetë emocionuese dhe mbi të gjitha vendimtare për të dyja kombëtaret.

Franca dhe Danimarka u vendosën në Grupin D. Çuditërisht, tashmë katër vite më parë danezët sfiduan Francën, e cila më vonë u bë kampione bote. Franca ka 3 pikë dhe komandon grupin, ndërsa nga 1 pikë kanë Danimarka dhe Tunizia. Australia mbyll pa asnjë pikë, e mposhtur nga kampionët e botës në debutimin e këtij Botërori.

Një grup shumë i hapur, duke pasur parasysh edhe faktin se Danimarka fitoi dy ndeshjet e Ligës së Kombeve me Francën, të luajtura mes qershorit dhe shtatorit. Në lojë është epërsia e grupit, e cila mund të ketë shumë vlerë.

Ja formacionet e mundshme:
Franca (4-2-3-1): Lloris; Pavard, Konate, Upamecano, Theo Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Dembele, Griezmann, Mbappe; Giroud.
Danimarka (3-4-2-1): Schmeichel; Christensen, Kjaer, Andersen; Kristensen, Hojbjerg, Eriksen, Maehle; Skov Olsen, Damsgaard; Dolberg. Ct. Hjulmand

Lajme të tjera

Lajmet e fundit