Revista e njohur sportive franceze “France Football” publikoi një listë të 30 stadiumeve më të zëshëm dhe më të pasionuar në botë (më të frikshmit për kundërshtarët), çka ka krijuar polemika, sepse në të mungojnë emra si “Camp Nou”, “Santiago Bernabéu”, “Old Trafford” apo “Wanda Metropolitano”, ndër të tjerë. Të gjithë thonë se “Anfield” është një “ferr” për kundërshtarët që luajnë aty, e provoi qartësisht edhe Barcelona në gjysmëfinalen e kthimit të edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve, por në këtë renditje, stadiumi i Liverpool është i dyti. I pari për zhurmën (e tifozëve) që prodhon është përzgjedhur “La Bombonera” i Boca Juniors.
30.“Millerntor” – Sankt Pauli
29. “Parc des Princes” – PSG
28. “Radés” – Espérance de Túnes
27. “5 qershor 1962” – Mouloudia, Algjeri
26. “Da Luz” – Benfica
25. “Mariscal Józef Pisudski” – Legia Varshavë
24. “Pedro Bidegain” – San Lorenzo
23. “Olímpico” – Roma
22. “St Jame’s Parl” – Newcastle
21. “Campeón del Siglo” – Peñarol
20. “Mohammed V” – Raja Casablanca
19. “Toumba” – PAOK i Selanikut
18. “Mestalla” – Valencia
17. “Sukru Saracoglu” – Fenerbahce
16. “Estadio Internacional del Cairo” – Al Ahly, Egjipt
15. “Geoffroy Guichard” – Saint Etienne
14. “Orange Velodrome” – Olympique Marseilla
13. “San Paolo” – Napoli
12. “De Kuip” – Feyenoord
11. “Turk Telekom” – Galatasaray
10. “Maracaná” – Flamenco dhe Fluminense
9. “San Mamés” – Athletic Bilbao
8. “Karaiskaqis” – Olympiacos
7. “Vodafone Park” – Besiktas
6. “Estadio Monumental” – River Plate
5. “Celtic Park” – Celtic, Skoci
4. “Rajko Mitic” – FK Crvena zvezda
3. “Signal Iduna Park” – Borussia Dortmund
2. “Anfield” – Liverpool