Francë Football krijon çmimin Yashin, Topi i Artë për portierët

19 Shtator 2019
16:04
Denis Hakanaj
back button

Jo vetëm Topi i Artë.

France Football ka vendosur të japë, duke filluar nga edicioni i 2019-ës, edhe çmimin Yashin për portierin më të mirë të sezonit. Legjenda ruse është portieri vetëm në histori që ka fituar Topin e Artë.  

Ky vlerësim do të jepet gjatë ceremonisë që do të organizohet për Topin e Artë dhe fituesi do të zgjidhet nga të njëjtët specialistë që do të votojnë për çmimin kryesor të ceremonisë, e cila zhvillohet zakonisht në 2 dhjetor.  

France Football ka bërë të ditur se lista me 10 kandidatët për çmimin e portierit të vitit do të zbulohet më 21 tetor. Favorit për ta marrë këtë vlerësim është braziliani Alisson, portieri që fitoi Champions League me Liverpool-in sezonin e kaluar dhe Kupën e Amerikës me Brazilin.

Kryeredaktori i revistës franceze, Pascal Ferre, ka thënë: “Është një çmim ngushëllues për portierin më të mirë në botë, i cili do të zgjidhet nga e njëjta juri specialistësh që voton për Topin e Artë”.

Përveç çmimit Yashin dhe Topit të Artë, siç ka ndodhur në vitet e fundit, më 2 dhjetor do të jepet edhe Trofeu Kopa për lojtarin më të mirë Under 21 dhe Topi i Artë për futbollisten më të mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit