Franko Burraj rekord kombëtar në 200 metra, thyhet pas 21 vitesh koha e Lulit

17 Maj 2019
21:30
Telesport
back button

Atleti shkodran Franko Burraj ka vendosur sot rekord të ri kombëtar në garën 200 metrave, në një event të zhvilluar në qytetin verior me rastin e 100-vjetorit të klubit “Vllaznia”. Atleti 21-vjeçar dha kohën 21”49, duke thyer më 10 të mijëtat rekordin e mëparshëm, 21”59, që mbahej nga një tjetër shkodran, Oltion Luli dhe që ishte vendosur 21 vite më parë (1998, vitin kur ka lindur Burraj).

Eventi i zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” mblodhi mjaft atletë, por vëmendja ishte përqendruar tek Burraj, që pat premtuar rekord dhe ia doli mbanë (koha e tij më e mirë në këtë disiplinë ishte 21"74). Ai mban edhe rekordin e garës së 400 metrave. Federata Shqiptare e Atletikës kishte marrë masat për të sjellë kronometrin elektronik nga Kosova për këtë event, ndërkohë që ishte i pranishëm sekretari i saj, Nikolin Dionisi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit