Frashëri i Teutës: “Me vuajtje, por synojmë Europën!”

30 Mars 2019
20:15
back button

Skuadra e Teutës është rikthyer te fitorja pas dy humbjeve dhe një barazimi të regjistruar në tre ndeshjet e fundit, pasi ka mundur sot në Durrës skuadrën e Kastriotit me rezultatin minimal 1-0, falë një autogoli të krutanëve në minutën e 23’.

Pas javës së 26-të, në kutëon e 43 pikëve, skuadra e Teutës renditet në vend të tretë të klasifikimit me vetëm 2 pikë distancë nga Kukësi I vendit të dytë, por kampionati nuk është bileta e vetme e durrësakëve për në Europë. 

Teuta është gjithashtu në lojë për një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, që do të vendoset të mërkurën kur të ndeshet me Kukësin, pas barazimit 2-2 në takipin e parë. Një sfidë në të dyja kampet për durrsakët që shpallet edhe nga mbrojtësi i Teutës, Erlis Frashëri.

“Ishte një fitore shumë e vuajtur. Tani shpresojmë që ky ngërç të kalojë. Që tani nisim të përgatitemi për ndeshjen e të mërkurës ndaj Kukësit. Normalisht ne do të bëjmë më të mirën.Teuta synon Kupat e Europës dhe ne do të bëjmë maksimumin për të arritur këtë objektiv”, komentoi futbollisti i Teutës, Erlis Frashëri. 

“Shpresoj që të mërkurën të kualifikohemi për në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë. Besimi është i madh. Ketë ndeshje e kishim të vështirë sepse vinim pas tre rezultateve negative, por arritëm të merrnim 3 pikët. Urojmë tani të mos ndalemi më”, u shpreh mbrojtësi i Teutës.

“Sinqerisht ka patur ndeshje që nuk kam qenë në nivelin e duhur dhe nuk jam i kënaqur me veten. Besoj se këtë ndeshje kam shfaqur një nivel më të lartë. Këtu te Teuta jam përshtatur direkt me grupin, sapo kam mbërritur”, deklaroi ndër të tjera Frashëri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit