Freiburg i prish festën Lewandowski-t, Schalke i bën një super dhuratë Dortmund-it (Video)

15 Maj 2021
17:28
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich ka barazuar 2-2 në transfertë me Freiburg në javën e 33-të të Bundesliga-s.

Protagonisti i sfidës ka qenë Robert Lewandowski, i cili është bërë lojtari i dytë në historinë e Bundesliga-s që ka shënuar 40 gola në një sezon 49 vite pas Gerd Muller.

Festa e polakut është prishur nga Freiburg, që ka arritur të marrë një pikë kundër kampionëve në fuqi të Gjermanisë falë golit të Gunter në minutën e 81-të.

Lajme të mira edhe për Dortmund. Verdhezinjtë, në fakt, kanë arritur të mbrojnë vendin e katërt në renditje pa luajtur falë fitores 4-3 të marrë nga Schalke në shtëpi kundër Eintracht Frankfurt.

Haaland me shokë do të kenë mundësinë ta sigurojnë kualifikimin në Champions League ditën e nesërme në rast të një fitoreje kundër Maniz.

Për sa i takon luftës për mbijetesë, Augsburg, Hertha dhe Mainz (pa luajtur) kanë siguruar qëndrimin në Bundesliga, ndërsa fati i Ëerder,  Koln dhe Arminia do të vendoset në javën e fundit.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit