Frika nga Barcelona, Guardiola vendos “veton” për lojtarin e ri

23 Tetor 2020
15:27
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, po mundohet që të bindë mbrojtësin Eric Garcia të rinovojë kontratën. 19-vjeçari mund të largohet si futbollist i lirë, pasi është në përfundim të kontratës së tij.

“Qytetarët” nuk duan të privohen nga shërbimet e futbollistit të ri. Garcia konsiderohet si një nga futbollistët e rinj më të mirë në Europë. Ai fitoi vendin e titullarit edicionin e kaluar, por këtë sezon nuk po luan shumë.

“Djaloshi” është i joshur dhe nga fakti që Barcelona po e kërkon. Katalanasit e shohin si rastin e Pique që u rikthye pas aventurës me United. E njëjta logjikë pritet të përsëritet dhe me Garcian.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit