Frika nga Coronavirus, Ludogorets me kërkesë zyrtare për ndeshjen ndaj Inter

23 Shkurt 2020
13:29
back button

Mbrëmjen e të enjtës është programuar të luhet sfida e kthimit për Europa League mes Interit dhe Ludogorets. Ky takim është në rrezik për t’u zhvilluar, pasi Coronavirus ka pushtuar Italinë dhe mbi të gjitha rajonin e Lombardisë, që si qendër ka Milanon.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar pikërisht klubi i Ludogorets, i cili ka bërë një kërkesë zyrtare për UEFA-n, në lidhje me situatën në Milano. Shqetësimi kryesor janë tifozët bullgarë, të cilët priten të jenë rreth 600 që do të udhëtojnë nga Bullgaria drejt Italisë dhe klubi i Ludogorets kërkon që të marrë informacionin e duhur, në mënyrë që të njoftojë mbështetësit e saj.

Tashmë, pritet që UEFA të përgjigjet në lidhje me këtë takim, që sipas gjasave mund të luhet në një qytet tjetër, pa praninë e tifozëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit