Frika nga Coronavirusi, gjendet zgjidhja për sfidën Milan-Genoa!

24 Shkurt 2020
13:47
back button

Coronavirusi ka pushtuar Italinë e Veriut ku janë konfirmuar mbi 200 të prekur në rajonet e Lombardisë dhe Venetos. Ky virus i tmerrshëm ka ndikuar edhe në futboll, teksa gjysma e sfidave të javës së 25-të në Serie A u anuluan.

Në pikëpyetje është java e ardhshme, pasi mbetet ende për t’u parë nëse do të luhen të gjitha takimet, apo kampionati do të pezullohet për momentin. Mëngjesin e sotëm është përhapur lajmi se kryendeshja Juventus-Inter mund të luhet pa tifozë.

Të njëjtën zgjidhje mund të ketë edhe sfida tjetër mes Milanit dhe Genoas. Ndryshe nga Inter-Sampdoria që u anulua dhe nuk u luajt mbrëmjen e kaluar, ndeshja mes kuqezinjve dhe Genoas mund të luhet, por me dyer të mbyllura, pra pa tifozë. Sipas medieve italiane, deri më tani kjo duket se është zgjidhja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit