Frika për stolin, trajneri Lampard hedh poshtë zërat!

22 Janar 2021
19:50
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard, ka folur në lidhje me të ardhmen e tij. Ekipi i bluve të Londrës nuk po bën aspak mirë dhe pozitat e tij po tronditen. Merkatoja ka dështuar deri më tani dhe afrimet e kërkuar nga Lampard nuk janë në pritshmëritë e kërkuara.

Numri një i stolit ka folur para ndeshjes së radhës. I pyetur në lidhje me emrat që kanë dalë si zëvendësues së tij, ai ka theksuar se nuk i dëgjon. “Nuk i dëgjoj. E di që janë të pranishme dhe mund t’i gjesh nëse kërkon në rrjetet sociale. Unë nuk e bëj diçka të tillë.

“Nuk jam budalla. E di presionin që ka në klube të mëdha të Europës. Unë bëj vetëm punën time dhe nuk më interesojnë gjëra të tilla. Kam marrëdhënie të shkëlqyera me tifozët dhe më mbështesin gjithmonë. Do të vazhdoj të bëj punën time”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit