Frikë në Dortmund, “i kristalti” i verdhezinjëve mund të humbasë sezonin!

19 Maj 2020
19:03
Eraldo Harlicaj
back button

Kapiteni i Borussia Dortmundit, Marco Reus, nuk luajti në ndeshjen e parë të Dortmundit pas rikthimit të Bundesligës. Sulmuesi është i dëmtuar dhe duket se ka një goditje të madhe.

“I kristalti” i Dortmundit nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Bayern Munchen, ndërsa frika e madhe është që mund të ketë humbur dhe sezonin. Dortmundi ka shumë alternativa të tjera, fatmirësisht, por kapiteni është mjaft i rëndësishëm.

Reus ka patur shumë probleme me dëmtimet. Ai ka humbur dhe kompeticione të rëndësishme nga dëmtimet e shumta që ka patur. Dortmundi po lufton me kohën dhe do që të rikuperojë Reus në kohë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit