Frikë në ajër, Atletico Madrid tronditet para zbarkimit në Torino

11 Mars 2019
15:44
back button

Atletico Madrid ka udhëtuar drejt Italisë për sfidën e së martës ndaj Juventus për ndeshjen e kthimit në Champions League.

Ka qenë një udhëtim i vështirë për skuadrën dhe stafin e klubit spanjoll, të cilët 30 minutat e fundit të fluturimit i kanë kaluar me ankth sepse era e fortë ka pushtuar Torinon ka bërë që avioni të ketë lëkundje të forta.

Për më tepër që ulja në pistën e aeroportit është bërë edhe më e vështirë nga prezenca e erës. Gjithsesi falë eksperiencës së pilotit avioni është ulur pa dëmtime në pistë dhe në fund të gjithë duartrokitjet e pasagjerëve të çliruar nga ankthi kanë shkuar për të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit