Frikë nga Juvja e Interi, Roma blindon talentin e Seria A

15 Tetor 2019
11:33
Eraldo Harlicaj
back button

Roma i druhet sulmeve të Juventusit dhe Interit për yllin e ekipit Lorenzo Pellegrinin. Ata duan të rinovojnë me lojtarin dhe drejtuesit e klubit kanë menduar që tani se çfarë strategjie të përdorin. 23-vjeçarit i mbaron kontrata në vitin 2022, ndërsa kluazola e lirimit është 30 milionë euro. 

Verdhekuqtë kanë biseduar me futbollistin dhe do të zgjasin bashkëpunimin deri në vitin 2024, me rritje page nga 2 milion në 3 milion euro. Ai do të kthehet në simbolin e Romës. Pellegrini është shumë i rëndësishëm për skemat e Fonecas dhe Roma do ta mbajë me çdo kusht në skuadër të riun. 

Juventusi dhe Interi po mundohen ta bindin që të mos rinovojë, por vetë Francesco Totti ka bindur futbollistin duke i kërkuar të qëndrojë dhe të kthehet në lider në skuadrën kryeqytetase. Pellegrini është joshur nga kjo ide dhe do të qëndrojë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit