Frikë nga koronavirus, organizatorët marrin vendimin për ceremoninë

4 Qershor 2020
11:15
Telesport
back button

Pas shtyrjes me një vit të Lojërave Olimpike “Tokio 2020” tashmë organizatorët e Olimpiadës japoneze kanë nisur të mendojnë për atë që ndodhë në verën e 20221-shit. Sipas mediave japoneze, frika nga koronavirus nuk ka ikur ende, ndaj situata është e paqartë.

Për të evituar të tjera probleme, organizatorët po mendojnë një thjeshtësim të turneut, çka parashikon një ulje të numrit të tifozëve. Në çdo garë numri i spektatorëve pritet të jetë i limituar. Organizatorët kanë vendosur, të paktën për momentin, të mos nxjerrin në shitje biletat ende të pashitura.

Jo vetëm kaq, por edhe ceremonia e hapjës së Olimpiadës do të jetë e thjeshtë dhe jo aq e gjatë sa ishte parashikuar. Pra, një ceremoni e shkurtër, për të evituar grumbullimet masive për një kohë të gjatë. Kështu do të jetë edhe ceremonia e mbylljes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit