Frikë për Alonso, makina përmbyset gjatë garës në Afrikën e Jugut

14 Shtator 2019
20:15
Telesport
back button

Momente ankthi dhe paniku për Fernando Alonso. Dy herë kampioni i botës në Formula 1 është duke garuar në Afrikën e Jugut me makinën Toyota Hilux, në turneun e “Lichtenberg 400”.

Makina e pilotit spanjoll është përmbysur në shkretëtirë në kilometrin e 23-të të garës. Për fat të mirë si Alonso ashtu dhe piloti ndihmës, patrioti i tij Marc Coma, nuk kanë pësuar dëmtime.

Makina Toyota Hilux e Alonso në ato moment ishte në vendin e tretë në renditje, kur u përmbys. Pjesa e përparme është dëmtuar, ndërkohë që është thyer xhami i përparmë.

Makina e Alonso dhe Coma e demtuar

Pavarësisht incidentit, falë ndihmës së mekanikëve, makina është kthyer në pozicionin e saj dhe më pas ka vijuar gara. Alonso dhe asistenti i tij kanë mbajtur syze deri në fundin e etapës.

Ekuipazhit iu lejua të vazhdojë garën për të fituar më shumë përvojë edhe pse ishte e vështirë. Në një moment të garës, disa zogj u përplasën me pjesën e përparme të makinës, që ishte pa xhamin mbrojtës.

Si Alonso ashtu edhe Comna shkuan me makinën e dëmtuar deri në finish, por nuk u klasifikuan në garë, pasi koha e tyre ishte përtej limitit. Alonso do të garojë vitin e ardhshëm në Rally Dakar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit