Frikë për Mane, Liverpool i bën kërkesën e vështirë lojtarit

30 Janar 2022
11:41
Denis Hakanaj
back button

Ka shkaktuar shumë shqetësim gjendja e Sadio Mane pas ndeshjes me Senegalin e tij në Kupën e Afrikës kundër Kepit të Gjelbër. Sulmuesi i Liverpool-it është përplasur me portierin kundërshtar dhe ka goditur fort kokën.

Pas asaj përplasje, lojtari ka shënuar gol, por më pas, në minutat e fundit të ndeshjes, ka patur disa probleme ndoshta për shkak të goditjes së pësuar.

Për fatin e tij të mirë, nga testet, gjithçka ka rezultuar brenda normave siç ka konfirmuar vetë ai në rrjetet sociale. Pavarësisht kësaj, Mane-së i është dashur të qëndrojë 48 orë pushim për t’u kthyer më pas në dispozicion të Senegalit të tij, duke u stërvitur të shtunën për çerekfinalen e sotme kundër Guinesë Ekuatoriale.

Një sfidë kjo që shqetëson Liverpool-in.

Klubi anglez, siç ka bërë të ditur Daily Mail, duket se i ka kërkuar lojtarit që të mos luajë për të mos rrezikuar dhe i ka kërkuar zyrtarisht stafit mjekësor të Senegalit detaje mbi gjendjen e lojtarit.

Përgjigjja për Liverpool-in ka ardhur nga mjeku i Senegalit, Abdourahmane Fdior, i cili e ka konsideruar rikuperimin e Mane normal dhe pa probleme. Megjithatë, as kjo nuk e ka qetësuar klubin anglez.

Të shohim nëse Mane do të luajë sot ose jo…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit