Frikë te Juventusi, dëmtohet titullari para ndeshjes me Milanin

4 Qershor 2020
15:37
Eraldo Harlicaj

Frikë për sulmuesin Gonzalo Higuain. Argjentinasi la seancën stërvitore në mes në ditën e sotme dhe rrezikon ndeshjen gjysmëfinale kundër Milanit në Coppa Italia.

Mediet bëjnë me dije se ai e ndërpreu në mes sepse pati një dhimbje muskulare. Higuain do t’i nënshtrohet testeve sot dhe do të vendoset nëse do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen ndaj Milanit ose jo.

Sfida e parë do të luhet më 12 qershor në Allianz Juventus, ndërsa kujtojmë se ndeshja e parë gjysmëfinale e luajtur në “San Siro” u mbyll me rezultatin 1-1. Finalja e madhe do të mbahet në Romë më 17 qershor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit