Frizura të dyshimta në Bundesliga; “luftë” mes parukierëve dhe futbollistëve në Gjermani

13 Janar 2021
14:01
Alfred Lleshi
back button

Në Gjermani, berberët dhe parukierët janë mbyllur që prej 16 dhjetorit për shkak të urgjencës së koronavirusit. Sidoqoftë, në Bundesliga ka shumë lojtarë që tregojnë pamje të veçantë, modele flokësh që vetëm një profesionist me gërshërë dhe brisk rroje mund t’i arrijë me aq saktësi. Si eshte e mundur? A shërbehen lojtarët në shtëpi? Po të ishte ky rasti, praktika (e ndaluar njësoj nga lufta kundër Covid-19) do të rrezikonte aktivitetin e të gjithë kampionatit.

Kështu, sindikata e floktarëve (berberëve dhe parukierëve) ka vendosur t’i shkruaj një letër të hapur presidentit të Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Fritz Keller, për t’iu kërkuar futbollistëve profesionistë të solidarizohen me këtë sektor të tregtisë. “Me shumë zhgënjim duhet të zbulojmë se ditët e fundit, shumica e futbollistëve dolën në fushë me flokë të sapo prerë; kokën e rruar, qafën dhe barsetat e zbukuruar për punë milimetrash, konture të pastra. Stile flokësh, që vetëm profesionistët mund t’i arrijnë , ndër të tjera me pajisje dhe mjete precize. Është e qartë se ata iu drejtuan floktarëve profesionistë për një shërbim në shtëpi dhe kjo ushtron presion mbi një sektor të tërë, sepse shkel rregullat në vend dhe ushqen punën klandestine”, – lexohet në letrën e botuar pjesërisht nga “Der Spiegel”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit