FSHB shtyn afatet për rinisjen e sezonit dhe bën planifikimin paraprak

5 Qershor 2020
9:12
Telesport
back button

Komiteti Drejtues i Federatës Shqiptare të Basketbollit është mbledhur për të diskutuar për mënyrën se si do të përfundojë sezoni 2019-2020, i ndërprerë që në mars për shkak të koronavirus.

Është vendosur që ekipet kampione të shpallen në parket. Për këtë arsye, FSHB vendosi: “Shtyrjen e afateve të përfundimit të kampionateve kombëtare, deri në një urdhëri zyrtar nga qeveria për rifillimin e tyre”.

FSHB konfirmon se ka bërë një planifikim për rinisjen e sezonit, duke përdorur formulën me sistem grumbullimi. Kështu, Kategoria e Parë për femra do të luhet me “final four” më datat 13-14 qershor në Vlorë.

Superliga meshkuj, do të zhvillohet me sistem grumbullimi në “Feti Borova (Tiranë). Ndeshjet do të luhen më fatat 21, 23, 25, 26, 28, 30 qershor si dhe më 2 korrik 2020, sipas kalendarit ekzistues. Ndërsa “final four” do të zhvillohet më 9-10 korrik.

Ndeshjet e kampionateve të tjerë, duke nisur nga Kategoria e Parë meshkuj e më poshtë: U-20 djem, U-18 djem e vajza si dhe U-16 djem e vajza, do të rinisin pas datës 20 qershor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit