FSHF hap konkursin për fëmijët, Mastour i Milanit “regjistrohet” si shkodran (VIDEO)

24 Mars 2020
10:16
back button

Federata Shqiptare e Futbollit prej pak ditësh ka hapur një konkurs të quajtur “rrini në shtëpi, topi nuk ndalon”. Nga të gjitha videot që do të dërgohen do të përzgjidhen 20 më të mirat dhe më pas do të bëhet seleksionim duke u ndarë edhe çmime.

Flasim për moshat e vogla, sigurisht. Uniforma të kombëtares, topa e kështu me radhë. Një nismë e bukur dhe motivuese nga FSHF, por që të quhet tamam “equal game” dhe të mos ketë favorizime, duhet edhe kujdes nga videot mashtrime ose të vjedhura. 

Si në rastin e djalit të quajtur Klejdis Sylja dhe që ka nisur postimin video duke bërë xhonglime me letrën higjenike por që ka prerë kokën. Nga një verifikim i thjeshtë duket qartë se video është marrë nga profoli i ish-talentit të Milanit dikur, xhonglerit Hachim Mastour! Megjithatë, FSHF korigjoi gabimin duke e fshirë postimin dhe duke hedhur një tjetër, pa Mastourin shkodran, sigurisht!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit