FSHF shtyn finalen e Kupës, ja kur dhe ku do të luhet Skënderbeu-Vllaznia

25 Maj 2021
11:09
Alfred Lleshi
back button

Finalja e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Vllaznia, do të zhvillohet më 31 maj, duke nisur nga ora 19:00 në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Kjo shtë bërë me dije nga zyra e marrëdhënieve me publikun në FSHF. Pra, kemi të bëjmë me shtyrje të finales në fjalë me një ditë, sepse më parë ishte planifikuar për më 30 maj. Fituesi i këtij kompeticioni do të diskutohet mes Skënderbeut, që është caktuar si ekipi pritës në shortin e hedhur disa ditë më parë nga sektori i garave në FSHF dhe Vllaznisë, si ekip udhëtues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit