FSHV çel aktivitetet kombëtare, Kupa nis në fund të shtatorit

3 Shtator 2019
12:21
Telesport
back button

Federata Shqiptare e Volejbollit, përmes një njoftimi, ka konfirmuar se më datat 20-22 shtator do të zhvillojë turneun e Kupës së Federatës. Ky është eventi që gjithnjë ka çelur aktivitetet sportive në këtë sport.

Sipas FSHV-së, Kupa e federatës për femra do të zhvillohet në qytetin e Korçës, ndërsa ajo për meshkuj në Tiranë. Në këtë event marrin pjesë 4 skuadrat më të mira të sezonit të kaluar, në të dyja kategoritë.

FSHV ende nuk ka konfirmuar ekipet pjesëmarrëse dhe shortin e këtij eventi të parë, ndërkohë që më 29 shtator pritet të nisë edhe kampionati kombëtar i rrjetës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit