Fulham interesohet për Armando Broja në merkaton e janarit, Chelsea merr vendimin

29 Nëntor 2023
9:39
Telesport
back button

E ardhmja e sulmuesit shqiptar Armando Broja te skuadra e Chelsea është ende e paqartë. Lojtari nuk është aktivizuar shumë këtë sezon pas rikthimit nga dëmtimi i gjatë, pasi pati një tjetër problem fizik.

Gjithsesi, interesi për 22-vjecar shqiptar nuk ka munguar dhe pas West Ham, që e kërkoi me ngulm këtë verë, edhe ekipi i Fulham ka shfaqur interes për të. Madje Fulham kërkon ta marrë lojtarin në merkaton e janarit.

E përditshmja britanike “Evening Standard”, bën me dije se Chelsea nuk ka ndërmend të lërë të lirë Broja dhe se do ta mbajë lojtarin, tek i cili beson shumë. Broja arriti të fitojë një penallti në minutat e fundit të ndeshja ndaj Manchester City (4-4).

Ndoshta te Chelsea presin ende në rikuperimin e plotë të sulmuesit shqiptar, për ta aktivizuar në pjesën e dytë të sezonit. 22-vjecari ka një kontratë deri në vitin 2028 me Chelsea.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit