“Fund i lumtur”: Tenistja e zhdukur është mirë, bisedë telefonike me presidentin Thomas Bach

22 Nëntor 2021
8:43
Telesport
back button

Një telefonatë mes presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach dhe tenistes kineze Shuai Peng ka zgjidhur misterin që prej 3 javësh mbulonte fatin e kësaj të fundit. Tenistja, 3 javë më parë, pat denoncuar në rrjetet sociale dhunën seksuale të ish-zv.kryeministrit kinez ndaj saj dhe që nga jo kohë nuk dihej asgjë për fatin e saj.

Tenistja ndodhet në vendlindjen e saj. Për momentin preferon të kalojë kohën me familjen dhe miqtë e saj. Pavarësisht gjithçka ka ndodhur, ajo do të vazhdojë të luajë tenis, sportin e saj të dashur”, thuhet në një deklaratë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që konfirmon se Thomas Bach ka biseduar me tenisten.

Sipas IOC, tenistja ka zhvilluar një bisedë me video me Bach për rreth 30 minuta, duke e siguruar se është mirë dhe e sigurtë. “Mund të konfirmojmë se tenistja është mirë dhe ky ishte shqetësimi unë kryesor”, tha Emma Terho, shefja e komisionit të sportistëve pranë IOC, e pranishme gjatë kësaj telefonate.

Pas denoncimit të tenistes dhe zhdukjes së saj së mistershme, në Kinë dhe gjithë botën ekzistonte frika se mos tenistes i kishte ndodhur diçka e keqe. Emri i saj u fshi nga të gjitha postimet në Kinë, ashtu sikurse u fshi edhe mesazhi i saj në rrjetet sociale, ku denonconte ish.zv.kryeministrin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit