Fundi i një epoke, trajneri Gregg Popovich largohet nga “Dream Team”

17 Shtator 2021
9:32
Telesport
back button

Gregg Popovich, trajneri i San Antonio Spurs në NBA dhe që prej vitit 2018 drejtonte kombëtaren amerikane të basketbollit, nuk do të jetë më në krye të ekipit të ëndrrave. Finalja olimpike luajtur dhe fituar në Tokio ka qenë e fundit për trajnerin 72-vjeçar, një ndër më të respektuarit dhe të suksesshmit në NBA.

Popovich zhvilloi 58 ndeshje me kombëtaren amerikane, ku arriti 45 fitore dhe 13 humbje. Në botërorin e vitit 2019, kombëtarja e “Dream Team” pësoi një zhgënjim të madh, duke u klasifikuar në vendin e shtatë. Ndërkohë që, këtë vit, erdhi hakmarrja, duke fituar medaljen e artë olimpike dhe konfirmoi se Amerika është epiqendra e botës në sportin e basketbollit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit