Fundjava “po” për legjionarët, Ergys Kaçe shkëlqen sërish me gol (video)

10 Dhjetor 2018
11:02
back button

Java që sapo lam pas mund të cilësohet përgjithësisht pozitive për legjionarët. Ergys Kaçe ka vijuar të tregojë se po kalon një moment të shkëlqyer në Greqi. Mesfushori i kombëtares shqiptare, luajti një ditë më parë me Panathinaikosin në transfertë ndaj Kretës, me këtë të fundit që fituan me rezultatin 3-1.

Por goli i vetëm i shënuar për miqtë, ishte pikërisht ai i Ergys Kaçes, realizuar në minutën e 36 të takimit. Ishte një realizim i bukur me kokë i Ergys Kaçes, që brenda zonës gjuan duke barazuar takimin, që deri në atë moment ishte 1-0 në favor të vendasve.

Mirëpo Panathinaikos do të pësonte dhe dy gola të tjerë në vijim, duke e humbur ndeshjen. Megjithatë, lajmi i mirë për kombëtaren tonë është pikërisht forma e shkëlqyer e Kaçes, që jo vetëm po luan rregullisht, por edhe po shënon.

Eros Grezda, edhe pse nuk arriti të shënonte gol në barazimin e Rangers, ishte një nga më të mirët në fushën e lojës në ndeshjen e fundjavës, ndërkohë që në Slloveni Francesco Tahiraj shënoi dopietë dhe asist në fitoren e Aluminij.

Ndeshje fantastike për Valon Ahmedin në Izrael me dy asiste në barazimin e Shmona, ndërkohë Azdren Llullaku rikthehet te goli me Astran në Rumani. Në Greqi Mavraj dhe Basha pësuan humbje me Arisin, ndonëse mbrojtësi i kombëtares shqiptare fitoi një penallti që u ekzekutua gabuar nga lojtarët e skuadrës. Humbje pësoi dhe Giannina e Andi Lilës, ndërkohë që sot luan  Panioniosi i Fiorin Durmishajt.

Në Itali Hysaj mori vlerësim pozitiv në fitoren e Napolit, ndërsa Strakosha ishte i pafat ndaj Sampdorias, që barazoi në minutën e dhjetë shtesë të takimit. Berisha titullar dhe triumfues me Atalantën, po ashtu Veseli me Empolin, që u vlerësuan pozitivisht nga mediat.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit