“Fundosi” Gjermaninë dhe Interin, Lozano transferohet në Itali

4 Maj 2019
10:40
back button

Në qershor 2018 bota u mahnit nga Meksika, që i dha një leksion të pabesueshëm futbolli Gjermanisë, duke e mundur me një gol fantastik të lojtarit të saj më të talentuar, Hirving Lozano.

Një zbulim i vërtetë për shumë njerëz, por PSV e kishte zbuluar me kohë dhe e kishte blerë për 8 milionë euro nga Pachuca në 2017.

Pas Botërorit klubi holandez u rezistoi ofertave, duke e ditur se çmimi i Lozanos do të rritej nëse përsëritej sezoni i parë në Holandë. 17 gola në kampionat në sezonin debutues, 17 deri tani këtë sezon (nuk do të luajë më, për një dëmtim serioz javën e shkuar), por mbi të gjitha 4 gola në Champions League, ku më i rëndi erdhi në San Siro, aty ku Interi barazoi 1-1 ndaj PSV-së dhe u eliminua turpshëm nga Champions.

Tani Napoli ka "djegur" të gjithë, sepse i është futur punës me kohë dhe ka arritur marrëveshjen paraprake me agjentin e sulmuesit 23-vjeçar, Mino Raiola. Ky i fundit ka pushtet të paparë në merkato dhe nëse i jep fjalën një klubi, ka marrë fund, ndaj në Itali e bëjnë të kryer transferimin e Lozanos te Napoli.

Ancelotti ka dhënë OK, De Laurentiis ka gati kontratën 5-vjeçare dhe meksikani është praktikisht "italian", sepse PSV nuk e ka tepruar, duke u kënaqur me 40 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit