Fury: Ai po flet keq për mua, do t’ia mbyll përfundimisht karrierën

30 Qershor 2020
8:20
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury ka përdorur tone të ashpra karshi rivalit të tij amerikan Deontay Wilder, se gjoja dorezat të cilat ai përdori në këtë duel mes tyre kanë qenë të parregullta. Në duelin e 22 shkurtit, Fury fitoi me “KO teknik” ndaj Wilder, duke i shkaktuar amerikanit humbjen e parë dhe i mori titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC).

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Fury, i pamposhtur në ring, ka thënë se këtë herë, kur të përballen për herë të tretë në ring, do ta mbyllë përfundimisht karrierën e Wilder. “Ata po flasin shumë për dorezat e mia. Me sa duket nuk e kanë kuptuar forcën e grushtit tim dhe duan ta provojnë sërish”, tha Fury.

Nuk ka asgjë të parregullt në dorezat e mia. Mos harroni që një person i komisionit të sportit të Nevadës ka qenë gjithnjë në dhomën e zhveshjes dhe ka ekzaminuar gjithçka. Gjithsesi, gjithë këtyre gënjeshtrave do t’u përgjigjem në ring. Do ta mposht sërish me KO edhe në duelin tjetër dhe këtë herë ai do t’i thotë lamtumirë boksit përgjithnjë”, tha Fury.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit