Fury: Ata s’e deshën këtë sfidë, ëndrra e britanikëve mbeti peng i atij

5 Tetor 2022
8:35
Telesport
back button

Bob Arum, promotori legjendar i boksit dhe menaxher i boksierit britanik Tyson Fury, u shpreh se dueli ndaj Anthony Joshua u sabotua nga Eddie Hearn. ky i fundit është menaxheri i Joshua. Sipas Arum, Hearn nuk donte që kjo përballje të zhvillohej dhe përdori çdo mënyrë për ta shtyrë e anulluar atë.

Hearn do të jetë mallkimi i të gjithë britanikëve dhe dashamirësve të këtij sporti, që i vuri shkopinj nën rrota kësaj sfide. Fury dhe Joshua u shprehën gati të duelojnë më 3 dhjetor, por Hearn doli kundër. Hearn e shkatërroi këtë sfidë edhe kur ne u shprehëm të gatshëm të vijojmë negociatat”, tha Arum.

Kjo ishte një sfidë ku marrëveshja mund të ishte mbyllur brenda disa orësh dhe ne e pritëm gjithë ditën. E trishtë ajo që ndodhi. Edhe problemi i rrjeteve televizive të ndryshme të përfshira u zgjidh, por ai gjeti pengesa të tjera. Kam 60 vjet që organizoj dueled he e di shumë mirë kur dikush nuk e dëshiron një sfidë”, tha Arum.

Hearn e sabotoi këtë sfidë. Ai nuk ka më asnjë boksier të madh në kompaninë e tij përveç Joshua dhe po e mban fort. Po e mban peng, pasi ka dy humbje dhe rrezikon të humbasë çdo fitim. Ju e njihni Tyson Fury, ai nuk ka studiuar drejtësi, ai dëshiron të duelojë dhe ishte gati për sfidën me Joshua”, tha Bob Arum.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit