Fury bën prapakthehu, i lë një afat të ri Joshua për të firmosur kontratën

1 Tetor 2022
17:13
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury i ka dhënë një tjetër shans patriotit të tij Anthony Joshua për të rënë dakord për t’u përballur këtë vit. Pasi deklaroi se Joshua nuk respektoi afatet dhe mes tyre nuk do të ketë një përballje më 3 dhjetor, Fury ndërroi sërish mendje.

Fury, i pamposhtur në ring, u shpreh se do t’i japë një tjetër shans Joshua që të firmosë kontratën brenda ditës së hënë (3 tetor). “Menaxheri im më bindi që t’i lija më shumë kohë Joshua e stafit të tij të firmosin kontratën. Rashë dakord të pres edhe disa ditë megjithëse e di se ata nuk do të dëshirojnë kurrë të përballen me mua”, tha Fury.

Duket se ngërci lidhet me faktin se dy boksierët kanë kontratëa me dy kompani të ndryshme transmetimi televiziv të dueleve të tyre. “Vendosëm që afati i ri për të firmosur kontratën të jetë dita e hënë. I thashë menaxherit tim të vijojë negociatat dhe të gjejnë një zgjidhje edhe pse pranoj që tranmetimin ta japë kushdo”, tha Fury.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit