“Fury do tërhiqet pas dy vitesh, s’do duelojë deri 40 vjeç si Klitschko”

26 Tetor 2021
9:40
Telesport
back button

Tyson Fury do të tërhiqet nga sporti brenda dy viteve të ardhshme, lajm ky që konfirmohet nga bashkëshortja e tij, Paris. Fury, 33 vjeç, mban titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) dhe është ende i pamposhtur në ring.

Fury synonte ta mbyllte karrierën si kampion i padiskutueshëm bote, me të gjithë titujt kampionë të peshës së rëndë, por situata ndryshoi shpejt gjatë kësaj vere. Dueli me Joshua u anullua dhe më pas ky i fundit i humbi titujt në sfidën me Usyk.

Kjo bëri që e ardhmja e këtij Divizioni të ketë shumë pikëpyetje, por Paris, bashkëshortja e Fury, i ka të qarta idetë. “Mendoj se Tyson mund të duelojë edhe dy vitet e ardhshme. Është 33 vjeç dhe mund të duelojë deri në moshën 35-vjeçare”, tha Paris.

E di që ka boksierë që kanë dueluar dhe fituar edhe në moshën 40-vjeçare, si Wladimir Klitschko, por kjo gjë nuk do të ndodhë me Tyson. Unë nuk do ta lejoj të vazhdoj të duelojë për shumë gjatë”, tha Paris Fury.

Gjithnjë do të vijë një sfidant më i ri, me më shumë energji që do ta sfidojë, ndaj nuk mund të vazhdojë për shumë kohë. Mendoj se edhe 2 apo maksimumi 3 vjet dhe ai do të varë dorezat në gozhdë”, tha bashkëshortja e Fury.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit