Fury: Dua të dueloj ndaj atij me çdo kusht, një marrëzi nëse ajo sfidë nuk zhvillohet

21 Nëntor 2022
10:22
Telesport
back button

Boksieri britanbik Tyson Fury do të mbrojë titullin kampion bote të peshës së rëndë (WBC) në duelin që do të zhvillojë më 3 dhjetor në Londër ndaj patriotit të tij Dereck Chisora. Gjithsesi, në mendjen e tij mbetet ende sfida e parealizuar deri më tani ndaj një tjetër britaniku, ish-kampionit të botës Anthony Joshua.

Fury shprehet se ai dhe Joshua duhet të duelojnë me çdo kusht, paçka se palët nuk ranë dakord dy muaj më parë për t’u përballur këtë vit, duke akuzuar njëri-tjetrin. “Do të ishte një mëkat, një marrëzi absolute nëse ne të dy nuk do të kryqëzonim dorezat në këtë epokë”, u shpreh Fury.

Nuk do të tërhiqem kaq kollaj, pasi kam nevojë të dueloj ndaj Joshua. Ne jemi përpjekur shumë për ta zhvilluar këtë sfidë prej vitesh. Është sfida që njerëzit duan ta shohin, që edhe unë dua ta shoh si një tifoz boksi. Në 4-5 vitet e fundit ka qenë një përbindësh me 3 koka: Unë, Joshua e Wilder”, tha Tyson Fury.

Kokat e Joshua dhe Wilder janë prerë dhe unë jam i fundit në këmbë, i pamposhtur. Tani janë afruar disa të rinj si Joe Joyce, Daniel Dubois apo Oleksandr Usyk, që na prishi festën. Ka ardhur gjak i ri që nuk ishte atje pesë vjet më parë. Unë mendoj se do të ishte një marrëzi nëse unë dhe Joshua nuk do të luftonim në këtë epokë”, tha Fury.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit