Fury: Duhet të më mundësh mua dhe Wilder që të bëhesh “numri 1”

14 Prill 2021
9:09
Telesport
back button

Pasi “hoqi qafe” Deontay Wilder, duke i rrëmbyer titullin kampion bote në peshën e rëndë, kategoria WBC, boksieri britanik Tyson Fury përgatitet për një duel të dyfishtë edhe me patriotin e tij Anthony Joshua. Konfirmimi i kësaj sfide pritet të zyrtarizohet nga dita në ditë. Në tavolinë janë ofertat për vendin dhe datën e zhvillimit të kësaj sfide, që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Në prag të kësaj sfide, Fury i ka dërguar një mesazh Joshua: “Kur unë fitoj, do të thotë se jam më i miri i kësaj epoke, pasi i kam mposhtur të gjithë. Kam mundur Wladimir Klitschko, Deontay Wilder dhe së shpejti ty Joshua. Edhe nëse Joshua më mposht mua, ai nuk është më i miri, pasi ai duhet të mundë edhe Wilder që të konsiderohet si boksieri më i mirë i peshës së rëndë, gjë që s’ka për të ndodhur kurrë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit