Fury e Paul sherr gjatë ballafaqimit, ndërhyjnë forcat e sigurisë (video)

31 Janar 2023
9:32
Telesport
back button

Boksieri britanik Tommy Furry dhe personazhi i njohur i YouTube, Jake Paul, kanë rënë dakord për të dueluar mes tyre më 26 shkurt, sfidë që do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite. Kjo është hera e tretë që caktohet ky duel, që në dy rastet e par aka dështuar të organizohet.

Dy personazhet e njohur atë ringut, kanë qenë “ballë për ballë” në një takim për ta promovuar këtë duel dhe për pak sa nuk janë zënë më grushte. Pasi kanë takuar kokat, ata janë shtyrë dhe kanë ndërhyrë forcat e sigurisë për t’i ndarë. Nuk kanë munguar fyerjet e sharjet mes tyre.

Tommy Fury, 23 vjeç, është vëllai i kampionit të botës në peshën e rëndë Tyson Fury dhe ka një rekord prej 8 fitoresh e asnjë humbje. ndësa Jake Paul, një personazh i YouTuve, ka një rekord prej 7 fitoresh dhe asnjë humbje. Dueli i tyre është me 8 raunde dhe pritet të jetë një burim i mirë fitime për dy boksierët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit