Fury: Harrojeni Wilder, ja kush është boksieri me grushtin më fortë

14 Shkurt 2020
10:26
Gentian Spiri

Boksieri britanik Tyson Fury u shpreh sot se Wladimir Klitschko godet shumë më fort se Deontay Wilder. Fury ka dueluar ndaj të dyve, ndaj është në gjendje të bëjë dallimin mes dy rivalëve. Gjithsesi, britaniku shprehet se nuk e nënvlerëson aspak Wilder, ndaj të cilit do të duelojë më 22 shkurt në Las Vegas.

Wilder nuk mund të konsiderohet si boksieri me grushtin më të rëndë në histori, pasi në duelin e parë ai nuk arriti të më mposhtë me KO. Ai dha maksimumin në atë duel e dështoi. Mendoj se ai nuk ka grusht aq të rëndë sa Wladimir Klitschko, që për mua grushton më rëndë dhe ka zhvilluar më shumë duele se ai”, tha Fury.

Gjithsesi, të gjithë boksierët e peshës së rëndë grushtojnë fort. Wilder nuk ka grusht shumë të fortë, por është i shpejtë kur godet dhe mund të të befasojë nëse nuk e ke mendjen”, tha Fury. Sfida e parë mes tij dhe Wilder u mbyll në barazim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit