“Fury kujdes, Wilder është në formë të shkëlqyer për triologjinë”

16 Shtator 2020
8:41
Telesport
back button

Deontay Wilder duket në formë të shkëlqyer në prag të sfidës së tretë që do të zhvillojë ndaj Tyson Fury në dhjetor. Ndaj Fury duhet të ketë kujdes në ring. Është ky paralajmërimi që ka bërë Raphael Akpeijori, boksieri 29-vjeçar nigerian i peshave të rënda, që po stërvitet me Wilder.

Akpeijori (6 fitore e asnjë humbje) dhe Wilder janë duke u stërvitur së bashku, me amerikanin që shpreson të rimarrë titullin kampion bote (kategoria WBC) që humbi në shkurt të këtij viti, kur u mund nga Fury.

Duke parë nga afër gjithçka ka nodhur së fundi mund të them se i vetmi person sot për sot që mund të mposhtë Deontay Wilder është vetë Deontay. Nëse zbaton me përpikmëri gjithçka që stafi i tij planifikon për këtë sfidë të tretë, ai e mposht Fury”, tha Akpeijori.

“Wilder që tani është në formë të jashtëzakonshme. Ai ishte gati që në verë të duelonte me Fury, por nuk e lejoi pandemia. Në sfidën e tretë ndaj Fury do të shihni në ring një Wilder krejt ndryshe, mendërisht dhe fizikisht. Jua garantoj këtë gjë”, u shpreh Akpeijori.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit