Fury nxjerr vakant titullin e “Ring Magazine”, sfida Joshua-Usyk edhe për këtë gjerdan

14 Gusht 2022
10:24
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury, pas deklaratës që dha dy ditë më parë, ku konfirmoi tërheqjen nga sporti, ka nxjerrë vakant titullin e “Ring Magazine”, që gjithnjë është konsideruar si “Grali i Shenjtë” në këtë sport.

Sipas mediave britanike, për këtë gjerdan të veçantë do të duelojnë Anthony Joshua e Oleksandr Usyk. Kështu, përveç duelit për titujt kampionë bote në peshën e rëndë që mbahen nga Usyk, ata do të duelojnë edhe për këtë titull të ri.

Ky revansh do të zhvillohet më 20 gusht në Arabinë Saudite. Gjithsesi, britaniku Tyson Fury ende nuk ka nxjerrë vakant titullin kampion bote të peshës së rëndë, kategoria WBC, që ai e mban.

Tyson Fury, për këtë titull, në një intervistë për revistën “The Ring”, tha: “Titulli i “Ring Magazine” ka qenë gjithmonë “Graali i Shenjtë” i boksit. Ata kanë qenë fantastikë me mua dhe unë e kam mbajtur gjithmonë këtë titull me krenari”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit