Fury provokon Ngannou: Njësoj sikur Djokovic të duelojë në Wimbledon me një kampion të pingpongut

28 Tetor 2023
9:23
Telesport
back button

Në Riad të Arabisë Saudite, do të zhvillohet sot në mbrëmje dueli ipeshës së rëndë në boks mes kampionit të botës (kategoria WBC), britanikut Tyson Fury dhe ish-kampionit të botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse, Francis Ngannou.

Dy luftëtarët kanë kryer peshimet, me Ngannou që peshonte 123kg, ndërsa Fury 126kg. Edhe pse kamerunasi dukej imponues me formën e tij, për të kjo është sfida e parë në ring, ndaj duken të pakta shanset që ai të mundë Fury, ende i pamposhtur në karrierën e tij.

Pas peshimit, dy boksierët dolën “ballë për ballë” e nuk munguan batutat. “Mendoj se ai është një salsiçe e madhe e yndyrshme dhe do ta rrëzoj atë. Do ta bëj të bukur dhe të shkurtër për të. Është si një kampion i pingpongut që përballet me Djokoviç në finalen e Wimbledon, krejtësisht ndryshe”, tha Fury.

Ndërsa Ngannou foli për fuqinë e tij fizike. “Nëse ajo e djathtë e prek atë, ai do të bjerë KO. Jam shumë i emocionuar për këtë sfidë. Ne jemi gati të japim një shfaqje për njerëzit. Mendoj se kjo luftë do të përfundojë shumë shpejt”, tha Ngannou, që debuton në ring.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit