Fury rikthehet në prill, ja dy kandidatët për t’u përballur

27 Tetor 2021
10:03
Telesport
back button

Bob Arum promotori i njohur i boksit, ka deklaruar se Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë, do të rikthehet në ring në prill të 2022-shit. Ai shtoi se do të jetë vetë boksieri britanik ai që do të vendosë për emrin e rivalit të radhës, duke thënë se dy janë kandidatët.

I pari është Dillian Whyte, që mban titullit e kampionit të përkohshëm në kategorinë WBC. Ndërsa i dyti është Joe Joyce, i treti në renditjen e këtij Divizioni. Për momentin asgjë nuk është e konfirmuar, me Fury që vetëm 10 ditë më parë mbrojti titullin ndaj Deontay Wilder.

Do të jetë Fury ai që do të vendosë për emrin e rivalit të radhës. nëse sfida do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, atëherë rival mund të jetë Whyte. Por nuk mbetet më pas edhe Joyce”, tha Arum. Duket se WBC kërkon që Fury të mbrojë titullin ndaj Whyte, që mban titullin e përkohshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit