Fury thumbon kampionin e botës: S’do të rezistoje as një raund përballë meje

28 Qershor 2022
12:11
Telesport
back button

Tyson Fury ka nisur betejën mediatike me Francis Ngannou, të dy kampionë bote: I pari në boks dhe i dyti në artet marciale mikse. Dy ikonat e sporteve luftarake shpresojnë të zhvillojnë një duel në të ardhmen.

Boksieri britanik, i ka dërguar një mesazh Ngannou, duke e kërcënuar se në një përballje ndaj tyre ai nuk do të rezistonte as një raund. Një sfidë që duket e vështirë për t’u realizuar, duke qenë se kamerunasi është ende nën kontratë me UFC-në.

Eja të bëjmë një duel të vërtetë në stadiumin Wembley këtë vit”, ka qenë komenti i Fury.

Nuk ka munduar replika e Ngannou: “Nuk i heq për asnjë moment sytë nga ty. Je ende objektivi im kryesor. Do të vij për të të tymosur të gjithin vitin tjetër”.

Djalosh i madh. Nuk do të rezistojë as një raund përballë meje”, u shpreh më tej Tyson Fury, i pamposhtur në karrierën e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit