Fury-Usyk marrëveshje për një duel 140 milionë eurosh në Arabinë Saudite, ja detajet

5 Qershor 2023
11:50
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury dhe ai ukrainas Oleksandr Usyk janë pranë arritjes së një marrëveshje për unifikimin e titujve kampionë bote në peshën e rëndë. Sipas “The Telegraph”, dy boksierët do të përfitojnë 140 milionë euro nga kjo sfidë, që do të zhvillohej në dhjetor në Arabinë Saudite. Ende nuk dihet se sa do të arkëtojë secili boksier.

Skills Challenge Entertainment, një kompani promovuese në Arabinë Saudite, e cila kohët e fundit nënshkroi me Usyk një marrëveshje afatgjatë, është e gatshme të paguajë shumën marramendëse për dy boksierët për këtë sfidë të madhe mes tyre. Dy boksierët duhej të ishin përballur në prill të këtij viti, por marrëveshja nuk u arrit.

Usyk, para se të duelojë me Fury, duhet fillimisht të përballet me Daniel Dubois, i mandatuar nga WBA (më 26 gusht në Poloni). Vetëm pasi të arrijë këtë fitore do t’i hapet “drita jeshile” për duelin me Fury. Ndërsa e ardhmja e Fury është më pak e qartë. Kampioni i botës në kategorinë WBC pritet të kthehet në ring në shtator, por ende nuk ka kundërshtarë pas një sërë afrimesh të dështuara.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit