Fury zbulon Amerikën: Ja ku do të zhvillohet sfida e radhës

16 Mars 2019
15:29
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury ka deklaruar sot se sfida e tij e radhës do të zhvillohet në Las Vegas, në qershor. Gjithsesi, ish-kampioni i botës nuk ka bërë me dije se ende nuk ka një emër se ndaj cilit do të duelojë.

Vegas miqtë e mi, do të jetë Las Vegas. Do t’u jap mundësi fansave të mi të udhëtojnë aty për duelin e tim të radhës verën e ardhshme. Kjo është ajo që ne duam dhe jemi duke u përgatitur për sfidën e radhës”, tha Tyson Fury.

Më tej, boksieri i pamposhtur britanik tha: “Gjërat po shkojnë mjaft mirë. Mezi po pres të shpall datën dhe rivalin e radhës. Do të kthehem shumë shpejt në ring jam gati të kërcej “rock and roll” me rivalët e mi”, tha Fury, 27 fitore e 1 barazim në karrierën e tij.

Fury synonte të zhvillonte 3 duele gjatë vitit 2019, por kjo është e pamundur tashmë, pasi ka vështirësi të gjejë rival të denjë. “Amerika do të jetë shtëpia ime e radhës, ku do të zhvilloj duelet që pasojnë. Shpresoj që edhe fansat e mi britanikë të vijnë këtu”, tha Fury.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit