Fury zgjedh trajnerin e ri në prag të revanshit me Wilder

16 Dhjetor 2019
10:35
Telesport
back button

24 orë pasi vendosi të “divorcojë” nga trajneri Ben Davison, boksieri britanik Tyson Fury ka konfirmuar se trajneri i tij i ardhshëm do të jetë Javan “Sugar” Hill. Fury dhe Davison punuan së bashku për 2 vjet dhe zhvilluan 5 duele, përfshi edhe barazimin ndaj Wilder.

Pikërisht ndaj Wilder pritet që Fury të zhvillojë sfidën e radhës, atë më 22 shkurt të 2020-ës. Në këtë revansh pritet që pranë britanikut të jetë Hill. Tyson Fury ka postuar një foto në “Instagram” ku shkruan: “Bashkova sërish ekipin e vjetër dhe do të nisim punën”.

Ish-trajneri Ben Davison ka luajtur një rol të rëndësishëm në rikthimin e Fury në ring. Ai shkruan: “Tyson dhe unë morëm një vendim të përbashkët, për karrierën e secilit. Marrëdhënia e punës përfundoi këtu, por jo miqësia”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit