“Fushën na e pushtuan”; Sherif Kallaku thumbon keq kryeministrin Rama

7 Maj 2020
14:20
Alfred Lleshi
back button

Sherif Kallaku është një nga futbollistët më të zëshëm kundër qeverisë dhe autoriteteve, që nuk po e japin “dritën jeshile” për rifillimin e stërvitjes dhe kampionatit kombëtar në këto ditë lirimi të kushtëzimeve të “Coronavirus”. Pasi e shigjetoi ashpër ekzekutivin shqiptar në rastin e mospërfshirjes së futbollit në të ashtuquajturën “pagë lufte”, mesfushori i talentuar i Teutës ia ka dhënë një tjetër “shuplakë” sot kryeministrit Edi Rama.

Ai ka postuar në faqen e vet në Instagram një video-montazh, ku kreu i mazhorancës së majtë është “veshur” si ushtar gjerman. Referenca është filmi “Tomka dhe shokët e tij”. Nënkuptimi i qartë: fushën na e pushtoi gjermani (kryeministri), por ne nuk do ta dorëzojmë topin… Pra, edhe pse ironike dhe mjaft thumbuese, kërkesa e futbollistit në fjalë është një dhe e vetme: të rikthehet futbolli. Një thirrje që vjen prej disa ditësh nga kreu i FSHF-së, Armand Duka, dhe krejt familja futbollistike në vend.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit