Futboll bio në Gjirokastër, Luftëtari e Bylisi dhurojnë spektakël

19 Tetor 2019
15:06
Eraldo Harlicaj
back button

Pjesa e parë ndërmjet Luftëtarit dhe Bylisit është mbyllur 0-0. Një rezultat që të lë shije të keqe dhe mund të mendosh se ishte ndeshje e dobët, por nuk ndodhi ashtu. 

Gjirokastritët dhe ballshiotët kanë dhuruar 45 minuta mjaft të bukura me raste dhe ritëm të lartë. Miqtë ishin më këmbëngulës në minutat e para duke pasur disa raste të mira, por nuk arritën të gjenin golin e avantazhit. 

Vendasit e morën veten me kalimin e minutave dhe u shfaqën rrezikshëm në portën e Hidit. Minutat e fundit të sfidës ishin spektakël i vetë, pasi kishte aksione të rrjedhshme nga të dy skuadrat. Goxha shpëtoi Bylisin nga një gol i sigurtë duke larguar topin nga vija fatale në të 45’+2′, ndërsa direkt miqtë kundërsulmuan duke rrezikuar portën e Luftëtarit. Pjesa e dytë premton shumë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit