Futboll dhe puthje…, Messi e Ronaldo ju urojnë Shën Valentinin

14 Shkurt 2020
12:14
Alfred Lleshi
back button

Sot është dita e të dashuruarve, Shën Valentini, e cila festohet në mbarë globin. Nga dhuratat te puthjet janë diçka nga “menuja” e personave që i bashkon kjo ndjenjë. Nuk bëjnë përjashtim as futbollistët, te të cilët dashuria është “lëngu” i motivimit. “France Football” e përdori “puthjen”, si element të dashurisë, për të vënë përballë njëri-tjetrit Messin dhe Ronaldon, si kundërpeshë të antagonizmit maksimal sportive mes tyre, prej më shumë se një dekade. E huazuar sot ajo foto e bërë nga piktorët e rrugës në Francë, tregon se edhe bota e futbollit është plot “puthje” të vërteta. Sepse fusha e blertë, veç rivalitetit, driblimit, provokimit…, ndan edhe gëzim, demonstron dashuri për dikë përtej kamerave, ose në shkallët e stadiumit…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit