Futboll e politikë, ylli i Barcelonës braktis Spanjën për Katalunjën

21 Mars 2019
16:48
back button

Futbolli dhe politika nuk janë ndarë asnjëherë nga njëra-tjetra në Spanjë, aty ku shumë krahina kërkojnë të shkëputen nga shteti spanjoll. Beteja për pavarësi nga Spanja është çuar një hap më tej nga Katalunja, që tashmë ka formuar edhe një kombëtare futbolli dhe më 23 mars në Girona do të përballet me Venezuelën.

Mes të grumbulluarve bie në sy një emër i madh, ai i Gerard Pique, sepse mbrojtësi i famshëm i Barcelonës ka braktisur Spanjën pas më shumë se 100 ndeshjesh dhe ka zgjedhur të përfaqësojë Katalunjën, duke kaluar nga fjalët te veprat, sepse gjithnjë ka deklaruar se është pro pavarësisë së krahinës ku ka lindur.

Në listën e Katalunjës është edhe një tjetër legjendë e Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili tani luan për Al-Sadd në Katar. Lista nuk është kompletuar, sepse disa klube nuk i kanë lënë të lirë lojtarët e vet, duke nisur nga Valladolid e Rayo Vallecano, apo edhe Huesca së fundi.

Gjithashtu, për arsye të ndryshme nuk janë paraqitur as emra si Deulofeu, Gerard Moreno e Cristian Tello.

LISTA

PORTIERË: Edgar Badía (Elche), Isaac Becerra (Nàstic Tarragona)

MBROJTËS: Gerard Piqué (Barça), Marc Muniesa (Girona), Marc Bartra (Betis), Dídac Vilà (Espanyol), Martín Montoya (Brighton), Marc Cucurella (Eibar), Aleix Vidal (Sevilla).

MESFUSHORË: Víctor Sánchez (RCD Espanyol), Óscar Melendo (Espanyol), Joan Jordán (Eibar), Oriol Romeu (Southampton), Xavi Hernández (Al-Sadd), Pere Pons (Girona), Aleix Garcia (Girona), Àlex Granell (Girona).

SULMUES: Sergio García (Espanyol), Bojan Krkic (Stoke City), Marc Cardona (Eibar).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit