Futboll rruge, finte dhe festime të reja. Këto janë risitë e reja të FIFA 20

26 Shtator 2019
19:59
back button

Dalja në treg e FIFA 20 po afron, edicioni i fundit i lojës së dashur elektronike ka sjellë shumë risi të reja. Më 27 shtator, njerëzit do të jenë në gjendje të luajnë lojën e tyre të preferuar dhe më poshtë keni  më të rejat e FIFA 20.

Futbolli i rrugës

Padyshim që risia më e madhe është Volta, moduli i ri i futbollit të rrugëve ka të bëjë me fintet spektakolare, por edhe golat. Në Volta mund të luash me kompjuterin, por edhe online, loja aty është e shpejtë dhe kuptohet që do të ketë shumë gola.

Një ndryshim i mirëpritur në krahasim me FIFA-n standarde dhe lojtarët do të ia kalojnë shumë bukur në fushat e vogla të rrethuara me mure ku nuk ka aute apo rivënie fundore.

Revolucioni i goditjeve standarde

EA Sports kanë revolucionuar komplet goditjet standarde këtë vit. Ata thonë se e kanë ndarë në pesë kategori, shënjestër, pozicion, fuqi, fallco dhe gjetja e kohës.

Tani do të kesh një rreth të dukshëm të cilin mund ta lëvizësh me kursor, më pas mund t’i shtosh gjërat e tjera. Lojtarët duhet të jenë shumë precizë dhe të gjejnë kohën e duhur për të goditur topin, përndryshe mund të jetë një katastrofë.

Fizika reale të topit

Kemi parë shumë herë në realitet që topi përplaset në vende të ndryshme ndonjëherë dhe më pas shkon në rrjetë. EA është munduar ta replikojë edhe në FIFA 20.

Topi tani do të jetë më i lirë dhe më i paparashikueshëm. Pasimet e vështira apo në kohën e gabuar do të ndikojnë shumë keq në ndeshjen tënde.

Situatat “tek e tek”

Futbolli është një lojë ekipi, por nuk ka si një duel sulmuesi kundër mbrojtësit. Nga të dyja krahët janë parë përmirësime këtë edicion, ndërsa edhe situatat vetëm për vetëm me portierin janë përmirësuar.

Stile dhe festime të reja

Lojtarët e FIFA-s e kanë fiksim të mburren pasi shënojnë një gol ndaj kundërshtarëve, kështu që fintet e reja dhe festimet e shtuara do ta shtojnë popullaritetin e lojës. Përveç stileve të reja që mund të bësh me topin, FIFA 20 do të ketë edhe 15 festime të reja, si “gjeli” apo festimi i famshëm i Dele Alli-t.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit