“Futbolli humbi 8 miliardë euro, ndërsa Ceferin rriti pagën e tij. Ku jetojmë kështu?”

25 Qershor 2021
10:38
Alfred Lleshi
back button

I ashpër është treguar presidenti i Real Madridit me kreun e UEFA-s, Aleksandr Ceferin, të cilit i kujton humbjet stratosferike të klubeve prej pandemisë, ndërsa vetes i ka rritur rrogën:

“Çfarë dështoi në Superligë? Asgjë, ne jemi ende duke punuar. Pse duhet UEFA të sundojë mbi ne? Tifozët sundojnë mbi futbollin. Kjo është arsyeja pse filluam Superligën, me 12 klubet me më shumë tifozë në Europë. Një palë e tretë kontrolluese si UEFA nuk ndodh në NBA, ose në turne tenisi, apo golfi. Superliga është krijuar në mënyrë që klubet me ndikimin më të madh të mund të luajnë. Dhe ka vend për të gjithë.

Ka ndeshje që askush nuk i shikon, pra nuk prodhojnë para. Ata që gjenerojnë më shumë para duhet të luajnë. Është një ligë e hapur, ku kampionatet kombëtare nuk zhduken. Superliga nuk është e mbyllur për askënd, as nuk dëshiron të heqë meritat sportive, por disa skuadra do të duhet të fillojnë në të. Skuadrat angleze ndihen të presionuara nga UEFA dhe nënshkruan diçka që nuk u lejohet ta nënshkruajnë.

Ceferin u përpoq të na dëbojë nga Champions League, por gjykatat i thanë se është e paligjshme. Dhe tani le të shohim se çfarë do të ndodhë. Futbolli humbi 8 miliardë euro, ndërsa Ceferin po ngrinte pagën e tij. Unë nuk kam folur me Ceferin. Ata duan të mbajnë privilegjet. Ne humbasim 800 milionë dhe Ceferin rrit pagën e tij. Në cilin vend jetojmë kështu?”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit