Futbolli në krizë ekonomike, zbulohet ideja e çmendur e FIFA-s për merkaton e verës!

25 Mars 2020
13:10

Klubet e të gjithë botës do të pësojnë humbje të llahtarshme për shkak të ndërprerjes së kampionateve dhe kjo kërcënon jo vetëm mbijetesën e klubeve të vogla, por edhe marrëveshjet e rëndësishme mes skuadrave.

Në lidhje me këtë gjë, Telegraph shkruan se FIFA po mendon që të zgjerojë merkaton e ardhshme të verës: një seksion i stërzgjatur, që do të niste në korrik dhe do të mbyllej në janar, pra plot shtatë muaj. Propozimi ka pasur disa pranime, por edhe kundërshtime. Mbetet për t’u parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit